Ambasadori i SHBA, Donald Lu, e cilësoi ditën e sotme plot shpresë për Shqipërinë. Pas ceremonisë së inaugurimit të godinës së re të Vettingut, te ish-ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lu tha se është një ditë shprese.

“Sot është një ditë për shpresë në Shqipëri”, tha Donald Lu.

VIDEO/ Cremonia e inaugurimit të godinës së re të Vettingut

Nga ana e saj, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, tha se dita e sotme është mjaft e rëndësishme për vendin. “Jemi shumë të lumtur, sepse në një far mënyre reforma ka startuar”, deklaroi Vlahutin.  

Ndërkohë, të pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorët nuk dhanë një koment. 

[gallery]24471[/gallery]

d.c./shqiptarja.com