Vettingu në Kushtetuese, Unioni 
i Gjyqtarëve shkel procedurën

Vettingu në Kushtetuese, Unioni <br />i Gjyqtarëve shkel procedurën
Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e padisë nga Unioni i Gjyqtarëve, i cili kërkon rrëzimin e një sërë neneve të ligjit të Vettingut. 

Por ndërsa pritej të niste seanca, avokati i caktuar nga Unioni i Gjyqtarëve nuk plotësonte kriterin për të marrë pjesë në seancat e Gjykatës Kushtetuese. 

Alban Alimadhi kishte të drejtë vetëm të merrte pjesë në Gjykatën e Shkallës së parë dhe Shkallës së dytë. 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Alimadhi nuk mund të jetë palë në këtë gjykatë, duke e shtyrë seancën. 

Në këtë mënyrë Unioni i gjyqtarëve ka shkelur procedurat ligjore për marrjen pjesë të avokatit në Gjykatën Kushtetuese. 

Kushtetuesja i ka lënë afat Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve që të sjellin një avokat i cili plotëson kriteret në seancën që do zhvillohet ditën e hënë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore