Vettingu në Kushtetuese, përplasje
mes gjyqtarëve dhe politikës

Vettingu në Kushtetuese, përplasje<br />mes gjyqtarëve dhe politikës
TIRANE-Teksa lanë ambientet ku zhvillohej 20 vjetori i shkollës së magjistraturës gjyqtarë të gjykatës kushtetuese dhe pjesëtarë të unionit të gjyqtarëve dhe shoqatës kombëtare të gjyqtarëve për 3 orë e 30 minuta debatuan në Kushtetuese përballë Vasilika Hysit në lidhje me padinë për shfuqizimin e vettingut dhe ligjit për statusin e gjyqtarëve.

Zonja Hysi ishte e drejtpërdrejtë në argumentet e saj duke bërë përgjegjës sistemin e drejtësisë për mos dënimin e grupeve kriminale nisur dhe nga deklarata e ambasadorit Lu se në Shqipëri janë katër klane dhe 20 familje mafioze që mbajnë peng vendin. Ndërsa si përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve dy gjykatësit Erjon Bani dhe Gento Memollari kërkuan rrëzimin e këtyre ligjeve sit ë pabazuara në kushtetutë pasi cënojnë parimet e së drejtës.

Zonja Hysi kundërshtoi duke deklaruar se tashmë procesi i Vettingut ka nisur dhe nuk mund të ndalet e brenda javës së ardhshme do të jenë rezultatet e para.Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve gjyqtarëve që kërkojnë shfuqizimin dhe parlamentit që kërkon lënien në fuqi gjykata kushtetuese u tërhoq për të shpallur vendimin për këtë gjykim, vendim i cili sipas burimeve për REPORTTV brenda javës do të shpallet në faqen e internetit të gjykatës kushtetuese.





  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin