TIRANE-Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi deklaron se opozita nuk do të dërgojë asnjë anëtar në n/komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici. PD e cilëson si një farsë këtë proces, ndërsa shprehet se vettingu në Ministrinë e Brendshme duhet që të fillojë nga Fatmir Xhafaj. Sipas Spahos, problemet e rënda që po kalon policia nuk mund të zgjidhen me një vetting fasadë ndaj punonjësve të thjeshtë.

Report Tv mësoi dje ekskluzivisht se janë përzgjedhur 30 komisionerët që do të kryejnë Vettingun në Policinë e Shtetit. Ka përfunduar gara dhe aktualisht janë 5 komisionerë të Vlerësimit të Jashtëm të Përzgjedhur, 15 anëtarë të sekretariatit teknikë, 5 anëtarë të përzgjedhur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe 5 përfaqësues nga bota akademike nga Universiteti i Tiranës.



Letra e kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz ruçi