Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas firmosjes së urdhrit për nisjen e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardë dhe SHÇBA-së.
 
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Po nisim një punë frytdhënëse në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve” shkruan Xhafaj në një status në Twitter.
 
Nisma e Xhafajt për largimin e personave me precedent nga policia e shtetit është mbështetur, ndërsa nga opozita ka pasur akuza të forta, të cilët akuzojnë kupolën drejtuese.  
 
Procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë.

Statusi i Xhafajt
Statusi i Xhafajt

dy.b/shqiptarja.com