Gjovalin Loka të enjtën kaloi vetingun dhe u shpall figurë e pastër, ndërsa sot është zbuluar edhe raporti përse komisioni i jashtëm i vlerësimit në policinë e shtetit doli në këtë përfundim për drejtorin e sigurisë për rendin e sigurinë publike.

Menjëherë pas këtij vendimi reagoi Partia Demokratike e cila bëri akuza për Gjovalin Lokajn, në lidhje me kohën kur ai shërbente si operativ.

Në vendimin e komisionit të jashtëm të vlerësimit në policinë e shtetit thuhet se Gjovalin Lokaj ka nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, ka nivel të besueshëm në vlerësimin e kontrollit të figurës dhe ka nivel të mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale.

Vendimi i plotë prej 62 faqesh për Gjovalin Lokën