Vettingu në politikë, Basha nga Belshi: Koha t’u tregojmë shqiptarëve se kush është i korruptuar, në ‘sitë’ pasuria e deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për propozimin e tij për vetting ndaj politikanëve. Teksa ka nisur një tur në të gjithë vendin, në takimin me qytetarët e Bleshit, Basha foli për projektligjin e depozituar në Kuvend duke thënë se tani është koha për tu treguar shqiptarëve se kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

Kreu i PD shpjegoi që nëse ky projektligj do miratohet nga parlamenti, parashikohet që çdo politikani t’i hetohet pasuria çdo vit, po ashtu edhe familjes së tij dhe rrethit shoqëror. Sipas Bashës, kush do votojë pro do të tregojë se nuk ka asgjë për të fshehur.

Ai theksoi se përmes kësaj nisme synohet që të pastrohet politika nga politikanët e korruptuar, të cilët nuk justifikojnë pasurinë e tyre.

“Para dy ditësh kam çuar një propozim në parlament, ligjin për vettingun e politikanëve. Çdo politikani, vit për vit t’i hetohet pasuria e tij, pasuria e familjes së tij, pasuria e rrethit të tij shoqëror një herë në vit. Çdo politikan të kalojë në sitë, e justifikon apo jo. Pra, këtu ndahet shapi nga sheqeri. Këtu ndahet kush e ka luftën kundër korrupsionit për sy e faqe dhe kush e ka në të vërtetë.

Do vij ligji në parlament, ata që votojnë pro do të thotë që janë të sinqertë. Pse nuk do e votosh ti këtë? Këtij procesi i nënshtrohen gjyqtarët, këtij procesi i nënshtrohen prokurorët, këtë kontroll e bëjnë edhe policët, këtë kontroll e bën edhe punonjësi i gardës, pse mos të bëhet kontrolli për politikanët? Për deputetët, për kryetarët e bashkive, për ministrat, të gjithë institucionet e rëndësishme të shtetit të bëhet kontroll, verifikim i thelluar i pasurisë me parimin ndiq paranë. Kaq e thjesht është. Kjo që po bëjmë ne nuk ka të bëjë me SPAK-un, kjo ka të bëjë pastrimin e politikës nga politikanët të cilët nuk justifikojnë pasurinë e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Tur në gjithë vendin, Basha takim me qytetarët në Belsh

1699436971_lulzimbasha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën me banorët e Belshit, ku ndodhet në kuadër të turit të takimeve më gjithë vendin.

Kreu i PD do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj bashkie, ku do diskutohet mbi problemet që ata kanë, por edhe alternativat që ofron Partia Demokratike.

"Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë nga Belshi",- shkruan Basha ndërsa ka postuar fotot nga kafja e mëngjesit në Belsh.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oktapod: 08/11/2023 15:35

    Një herë në sitë, një herë në rrjetë. Pastaj

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/11/2023 15:25

    Hajduti rruges kombit do te bej akoma hije mbi dhè sikur babai i tij saleh.

    Përgjigju
  • Mario: 08/11/2023 14:31

    Akoma ky idioti me kete duke genjyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet