TIRANE - Partia Demokratike kërkon zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve poër shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese për Vettingun në politikë. Demokratët dorëzuan një javë më parë draftin me propozime në Kuvend dhe mbeten të një përgjigje nga maxhoranca.

Ndërsa sot, përmes një letër zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, demokratët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte. Letra në fjalë është dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për Vettingun e politikanëve. 

Letra e PD drejtuar Gramoz Ruçit

Kjo e fundit është një nismë e PD, ku kërkohet që të gjithë politikanë, zyrtarë duke përfshirë edhe kryeministrin, t’i nënshtrohen sitës së vettingut. Në letrën në fjalë thuhet se është e nevojshme mbledhja e Këshillit pasi nevojitet shkëputja e qeverisë nga krimi.