Vettingu nis nga puna, 2 ditë
dëgjesa maratonë me kandidatët

Vettingu nis nga puna, 2 ditë<br />dëgjesa maratonë me kandidatët
Brenda muajit maj komisioni i Vettingut duhet të përpilojë një listë përfundimtare të kandidatëve pas verifikimit të të gjithë emrave që janë bërë nga listat i kanë përcjellë Kuvendit Avokati i Popullit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
 
Pas debateve për mënyrën se si do të thërriten në seancë për tu dëgjuar kandidatët, ku kreu i komisionit Ulsi Manja propozoi fillimisht që të dëgjohen ata kandidatë që nuk përmbushin kriteret e që janë përjashtuar nga ONM.
 
Por demokrati Oerd Bylikbashi kërkoi që në seancë të dëgjohen të gjithë kandidatët që i janë nënshtruar këtij procesi, pasi komisioni tha ai nuk mund të vendosë në kushtet e mungesë së informacionit.
 
Në këto kushte u ra dakord që të gjithë gjyqtarët kandidatë që i janë nënshtruar rivlerësimit të përmbushjes së kritereve të dëgjohen ne seancë për dy ditë me radhe me 29 dhe 30 maj.

“Ju thashë shprehim gatishmërinë tonë që deri në mëngjes të rrimë dhe të punojmë. Ditën do punojmë për t’iu rrëzuar ju, natën do punojmë për të dëgjuar të gjithë kandidatët”, tha Flamur Noka.
 
“Seancat dëgjimore do të vazhdojnë siç e ka ligji dhe procedura e miratuar me të gjithë kandidatët e listës B që janë 109 kandidatë dhe me kandidatët e listës A që kanë marrë një rekomandim negativ nga ONM dhe nëse komisioni do të çmojë se do të thirren në seancë dëgjimore edhe pjesa tjetër e listës prej 67 kandidatësh...doni t’i dëgjojmë të gjithë? Të gjithë do t’i dëgjojmë”, u shpreh Ulsi Manja.
 
Më pas ky komisioni pritet t’u përcjellë listën e kandidatëve që përmbushin kriteret për të vijuar garën, e që duhet të jenë të paktën 27 kandidatë.
 
Më pas komisioni me 6 anëtarë do të zgjedhë përmes votimit elektronik të fshehtë 7 anëtarët e kolegjit të apelimit ndërsa komisioni me 12 anëtarë voton për komisionin e posaçëm të kualifikimit.
 
Këto dy komisione u konstituuan paraditen e kësaj të enjte ndërsa në fillim të javës pritet të testojnë teknologjinë që do të aplikohet në këtë proces. Këto mbledhje  nuk kaluan pa batuta.
 
Bylykbashi:Ne duhet të na japin garancinë që kur zgjedhim një kandidat nuk na del ndonjë kandidat tjetër
 
Majko:Ne kemi pranuar 6 ministrat tuaj në qeveri, besoj që ju do keni tolerancën edhe për këto problemet e tjera
 
Strazimiri:6 ministrat u’a morëm
 

Në komisionin me 12 anëtarë që do të zgjedhë komisionin e posaçëm të kualifikimit dhe në atë të Vettingut për verifkimin e kandidatëve u vu re mungesa Luan Ramës si përfaqësues  i LSI në këto komisione.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet