Vettingu nis rrugëtimin,Kuvendi
voton tre anëtarë të komisionit 

Vettingu nis rrugëtimin,Kuvendi<br />voton tre anëtarë të komisionit 
Kuvendi hedh hapin e parë në drejtim të zbatimit të Vettingut.
 
Deputetët votuan anëtarët e komisionit të posaçëm që do përzgjedhë njerëzit e Vettingut, Ulsi Manja e Vasilika Hysi nga PS dhe Luan Rama nga LSI.
 
Ky komision megjithatë është jo funksional për aq kohë sa opozita nuk bëhet pjesë e tij.  
 
Në një lëvizje formale, edhe pse shpresat për një konsensus të negociuar nga ndërkombëtarë, për këtë pikë janë të pakta, opozitës iu la kohë që të plotësojë 3 emrat e saj në një moment të dytë.
 
Kryeministri Edi Rama e shprehu në Facebook se "procesi i zbatimit të Ligjit të Vettingut nisi me votën e Kuvendit “Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot”, shkruan ai.
 
Ndërkaq ky votim ashtu siç pritej solli përplasje brenda maxhorancës.
 
Shpëtim Idrizi i cili kishte dërguar më herët emrin si anëtar i komisionit, doli jashtë loje pasi PS propozoi 2 anëtarë.
 
Në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare ai dhe Mesila Doda debatuan me PS e LSI për këtë vendim.
 
Burime nga konferenca pohojnë për Report Tv se Ilir Meta i ka bërë të qartë se nuk mund të krahasohet me PS për aq kohë sa ka vetëm 5 deputetë, ndaj dhe sipas rregullit nuk i takon asnjë anëtar.
 
Por sipas Mesila Dodës, në konferencë u luajt dhe një skenar tjetër, ai i zëvendësimit të opozitës me PDIU.
 
Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Ndërsa Mesila Doda votoi kundër kandidaturës së Ulsi Manjës e Luan Ramës.
 
Vota e Ben Blushit ishte i vetmi abstenim.
 
Ajo që ra në sy ishte fakti që një pjesë e mirë e deputetëve të LSI përfshirw dhe Ilir Metën votuan pro emrit të Shpëtim Idrizit i cili kishte 7 vota kundër dhe abstenimin e një pjese të mirë të socialistëve.
 
Ajo që habiti ishte mospjesëmarrja e Ilir Metës në votimin për socialistin Manja.

Më i votuari ishte Luan Rama i LSI me 85 vota pro dhe 1 abstenim. Ulsi Manja i PS mori 78 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për Vasilika Hysin gjithashtu e PS, shkuan 80 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. 

Votimi në Kuvend
Ulsi Manja - 78 pro, 1 kundër, 1 abstenim (Mesila Doda kundër, Ben Blushi abstenon)

ulsi manja
 
Vasilika Hysi - 80 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim (Ben Blushi abstenon)
 
vasilika

Luan Rama - 85 vota pro, 1 abstenim (Mesila Doda abstenon)

vasilika
 
Shpëtim Idrizi - 23 vota pro, 50 abstenim  (Shpëtim Idrizi nuk voton)

Votat e PS kundër Idrizit: Vladimir Kosta, Ulsi Manja, Bujar Çela, Besnik Bare.

Nga LSI votuan kundër: Edlira Çekrezi, Luan Duzha dhe Flamur Çela.
 
Pjesa tjetër e deputetëve të LSI votuan pro Shpëtim Idrizit. 

Për ngritjen e komisionit të Vettingut dhe miratimin e përbërjes së tij nevojiteshin vetëm 71 vota, pra shumicë e thjeshtë. Votimi në Kuvend tejkaloi shumicën e cilësuar, 85 vota, me zgjedhjen e Luan Ramës si anëtar i këtij komisioni.

Edhe njëherë tjetër mazhoranca tregoi se është kompakte dhe e unifikuar në qëndrimet e saj, sidomos gjatë votimit në Kuvend. 




Vettingu s'mund të nisë nga zbatimi pa tre anëtarët e opozitës
Vendimi i Parlamentit shërben si pikënisje për zbatimin e Vettingut. 

Por komisioni ad hoc nuk mund të jetë funksional, pasi mungojnë tre emrat e opozitës.

Pakica parlamentare nuk propozoi asnjë emër për vendet e saj në komision, pasi prej 53 ditësh ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa ka ende rezerva edhe për Reformën në Drejtësi dhe veçanërisht ligjin e Vettingut. 

Luan Rama më i votuari me 85 vota
Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në komisionin ad hoc të Vettingut, Luan Rama, rezultoi më i votuari se tre kandidatët e tjerë. 

Ai mori 85 vota pro dhe 1 abstenim. Edhe ngritja e komisionit të Vettingut cilësohej si test për koalicionin PS-LSI, i cili duket i kaluar me sukses, pas divergjencave të shprehura në distancë lidhur me pjesëmarrjen ose jo të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Organet e Vettingut
Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga tre organe: nga Komisioni, nga Kolegji i Apelimit dhe nga dy Komisionerë publikë dhe zëvendësat e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturave.

Por në kushtet kur opozita ka bojkotuar parlamentin, funksionimi i komisionit ad hoc mbetet i bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+3, nga maxhoranca dhe opozita.

Mungesa e përfaqësuesve të opozitës pamundëson dhe vendimmarrjen e tij dhe për rrjedhojë edhe funksionimin e komisionit ad hoc.

Zhvillimet për seancën e sotme plenare për Vettingun

Ora 19:40 Doda: Vendimi ndikon në marrëdhëniet me PS
Mesila Doda e PDIU tha se vendimi për të lënë jashtë komisionit të Vettingut Shpëtim Idrizin do të ndikojë në marrëdhëniet e kësaj force politike me PS-në. 

"Procesi ishte në kundërshtim me procedurën parlamentare. Dua t'ju bëj me dije se pas shkresës së Kuvendit, ne dërguam përfaqësuesin tonë dhe në një mënyrë krejt të çuditshme erdhën 2 kandidatura nga PS. 

Së pari, erdhi propozimi që kandidatura jonë të ishte e PD. Ne nuk kemi dashur që të jemi pjesë e kësaj farse apo e opozitës së ngritur. 

Pasi u shkatërrua procesi mes mazhorancës dhe ozpoitësë, pati dhe një krisje mes mazhorancës, mesa duket duan ta kontrollojnë procesin
", tha Doda.

E pyetur nëse ky vendim i PS-së cenon marrëdhëniet me PDIU-në, Doda theksoi ky vendim u takon forumeve drejtuese. 

"Mendoj që kjo është diçka që i takon institucioneve të PDIU. Por kjo nuk e ndihmon marrëdhënien mes aleatëve. S’jemi kundër kandidaturave por procesit. 

Nuk kam qenë pjesë atyre që duhet të instaloja dialogun, po le të themi që marrëveshja është respektuar në 1% të saj, duhet t’i jepnin jetë gjysmës së drejtësisë, arritën që të përjashtonin dhe një pjesë tjetër të mazhorancës. PDIU nuk ka vënë asnjë kusht për Refomën në Drejtësi
", tha Mesila Doda.



Ora 19: 15 Ben Blushi merr fjalën, Rama dhe disa ministra lënë sallën
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi mori fjalën në Kuvend, pas ngritjes së komisionit ad hoc të Vettingut. 

Menjëherë pasi Blushi doli në foltore, kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeveritar dolën nga salla. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij