Një ditë pas dorëzimit në Kuvend të draftit për vettingun e politikanëve, PD ka pyetur sot qytetarët për mendimin e tyre rreth këtij procesi dhe nëse janë dakord. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video të qytetarëve, disa prej të cilëve, të pyetur në rrugë, shprehen se vettingu i politikanëve është një proces i vonuar.
"Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve", shkruan Bardhi.
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. PD e nis fillimisht me propozimin për ndryshim të pikës 3 të nenit 45 që në thelb e vë theksin te vettingu i politikanëve.
PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Politike me kurva si ti nuk do populli o pederast, , ....populli per ju do vetem plumbin ballit....ose burg ...
Përgjigju