Vettingu, po ti do dorëhiqesh?

Vettingu, po ti do dorëhiqesh?<br>
Vettingu, Po ti do dorëhiqesh? Është kjo pyetja e cila që në nisje të procesit të rivlerësimit kalimtar të anës profesionale, morale dhe pasurisë shoqëron tryeza e togave të zeza gjyqtar e prokuror, ndërsa publiku çdo moment pyet: kur do dalin rezultatet e Vettingut?

Disa e shfrytëzuan këtë të drejtë që me hyrjen në fuqi të ligjit njohur si “Vetting” por sërish ky ligj krijoi të pakënaqur dhe përfundoi në kushtetuese. Aty ku s’u ndryshua asgjë nga hera e parë dhe Vetting u la në fuqi, por u bë një interpretim shterues që dorëheqja konvertohet me të drejtën për të ndalur Vetting-un.

Më 6 dhjetor 2017 ReportTv ekskluzivisht publikoi lajmin se ky interpretim as më pak e as më shumë por i njihte të drejtën e dorëheqjes kujtdo që afatin tre mujor të lënë në kushtetutë, ende s’ishte bindur me veten dhe ndoshta s’kishte ndjerë presionin e Vetting.

Sot, pyetja: Po ti do dorëhiqesh? Vazhdon të mbetet aktuale pasi jo vetëm interpretimi shterues i gjykatës kushtetuese u faktua por zyrtarisht Vettingu dhe pse një ligj në fuqi mund të ndalet, a thua se parimi askush s’është mbi ligjin vetëm në Shqipërinë tonë nuk zuri vend kurrë !!!

Një gjyqtar që ishte pjesë e këtij interpretimi shterues si rasti i z.Besnik Imeraj, përfitoi nga kjo e drejtë të cilën vetë e miratoi dhe u dorëhoq. Pas dorëheqjes ndali dhe Vetting-un. Një tjetër dorëheqie është ende në diskutim dhe kjo i përket ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Për Llallën ende komisioni i pavarur i kualifikimit nuk është shprehur me një vendim nëse do ta ndal apo jo Vetting-un ndaj tij, por kushtetuta ja njeh atij këtë të drejtë pasi Llalla la postin e kryeprokurorit dhe po me ligj përfitoi statusin e gjyqtarit të apelit.

Kur dikush në këtë vend ndal një ligj duke shkelur parimin se para ligjit të gjithë janë të barabartë, dhe me fuqinë e tij ndal Vetting-un, përse vallë u bë ky ligj?

Ata që do duhet ti nënshtroheshin Vettingut +- janë jo më shumë se 1000 persona si gjyqtar, prokuror ,ndihmës ligjorë e funksionarë drejtësie. Nëse këtu sipas ligjit futim dhe familjarët e tyre ky numër do të ishte shumë më i madh deri në qindra mijëra, ndoshta dhe ata që shohim në jetën luksoze të natës e ditës, në rezidencat nga maja e maleve në ultësirat bregdetare e deri tek mjetet luksoze të bulevardit.

Po sikur të ikin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët duke ndjekur shembullin e Imerajt dhe Llallës, që politika i quan të ligë, të korruptuar. Kush do ta qeverisë sistemin e drejtësisë dhe kush do të godasë çekiçin në sallat me të pandehur për krime, të arrestuar me të drejtë e pa të drejtë e deri tek të burgosurit e pafajshëm?

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024