Vettingu, Rama:Do shihni
rezultate të paimagjinueshme!

Vettingu, Rama:Do shihni<br />rezultate të paimagjinueshme!<br>
Komunikimi i kryeministrit Edi Rama me qytetarët në rrjetet sociale është kthyer në diçka të zakonshme, teksa i pari i qeverisë gjen pothuajse gjithmonë kohë për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve. Komunikimi i Ramës me qytetarët nuk ka munguar as ditën e sotme, ku të shumtë janë ata që e pyesin me shqetësim për drejtësinë dhe Vettingun. Në reagimin e Ramës ndaj deklaratës së ambasadorit Donald Lu për çështjen ‘Tahiri’ kanë vërshuar një sërë komentesh.

“Faleminderit Don🖐Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”, shkruante Rama në ‘facebook’.

Ndërsa, qytetarët kanë nisur menjëherë komentet, ku tema kryesore dukej se ishte pikërisht Vettingu. Në përgjigje ndaj shqetësimeve të tyre nuk ka munguar dhe ironia e kryeministrit, i cili iu shkruan se Vettingu nuk është tavë kosi që duhet të presim ta hamë, por një proces historik që ka nisur dy vitet e fundit dhe do sjellë rezultate të paimagjinueshme.

Qytetari 1: Shqiptaret duan drejtesi,por duket qarte qe nuk e do klasa politike (majtas&djathtas)

Rama: Vertet Alberto? Po pse kush e beri Reformen ne Drejtesi? Kush e hapi rrugen e Vetingut? Kush po lufton per ta permbysur sistemin e padrejtesise dhe pandeshkueshmerise? Apo te vdekurit? Jo o çun Baviere jo, nuk jane te gjithe njesoj se po te ishin te gjithe njesoj nuk ishte bere tere kjo beteje! Po sigurisht duhet kohe, llumi i kenetes se çerekshekulli nuk thahet duke i fryre gajdes se padurimit🙃

rama fb 1

(Rama replika me qytetarët)

Qytetari 2:  Filloje mbar drejtësinë nga koka jo nga kemet dhe jo ca te nenes e ca te babajt dhe për të tjerët sme intereson.

Rama: Kembet Beni jo kemet dhe mesoje qe une dhe qeveria tonen e kemi bere e do ta bejme deri ne fund, po drejtesine e ben drejtesia jo qeveria, as politika jo e jo, prandaj rri me kembe ne toke e mos i ler kemet te flasin para kokes🙃

rama 3

(Rama replika me qytetarët)​

Qytetari 3
: Po vetingu pse po vonon xhanè? Gjith veren na hengret veshet per termet ne drejtesi dhe ne politik. Dhe ajo qe po shofim esht vetem ndeshkimi i njerzve qe skan lidhje me shtetin. Skemi par gje akoma kur do shofim??

Rama: Po pse cfare eshte Vetingu Vin, tave kosi qe u merzite zotrote duke pritur ta hash?! Mos u merzit, eshte proces historik ky qe ka nisur keto dy vjetet e fundit dhe do te shohim rezultate qe as imagjinoheshin deri para dy vjetesh.

rama 2

(Rama replika me qytetarët)

d.c.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera