Vettingu/Raporton në KLD grupi i
punës për rivlerësimin e gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në drejtimin e Presidentit Ilir Meta zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila nisi me njohjen e anëtarëve, mbi takimet dhe hapat e ndërmarra nga Grupi i Punës, që KLD ngriti mbledhjen e kaluar me qëllim rakordimin dhe miratimin e akteve të përbashkëta, me institucionet e ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.
 
Sipas njoftimit të KLD, grupi i punës informoi anëtarët e Këshillit se gjatë takimeve me institucionet përgjegjëse për zbatimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve është rënë dakord të përcaktohen  rregullat e detajuara për shortin, si dhe në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të procedohet për përfundimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtarë të reformës.
 
“Bazuar në konkluzionet e takimeve, Grupi i Punës informoi anëtarët e KLD-së, se është rënë dakord që të vijohet bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, për të siguruar zbatimin efektiv dhe unifikues të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. Në këtë kuadër, Grupi i Punës do bashkëpunojë edhe me prokurorinë për të siguruar, për aq sa është e mundur, krijimin e të njëjtës praktikë pune”.
 
Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e projekt-akteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve".
 
Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për disa gjyqtarë. Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë