Vettingu/KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati

Alma Brati, gjyqtare e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kaluar me sukses Vettingun edhe është rikonfirmuar në detyrë. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Pamela Qiko dhe Lulzim Hamitaj vlerësoi pozitivisht tre komponentët atë të pasurisë, aftësitë profesionale dhe ato morale për Bratin.  

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhej se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk ishte në konflikt interesi. KPK ka hetuar veçmas për pasurinë e gjyqtares dhe nuk ka konstatuar fshehje pasurie, çka përkonte me raportin e ILDKPKI-së. Seanca dëgjimore për Bratin u zhvillua në KPK një ditë më parë, ndërsa gjyqtarja kërkoi rikonfirmimin në detyrë.


Alma Brati

Pasuritë
Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 euro. 

Pesë ankesa për vendimet e Alma Bratit
Pika ku “cënohet” figura e Bratit, janë 5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, por këto të dhëna nuk janë në dorën e KPK-së por e gjykatave më të larta.

Vijon...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...