Një ditë pas shkarkimit të komisionierit publik të Vettingut, Heral Saraçi, Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka zbardhur vendimin. 

KPA rendit katër arsyet që çuan në shkarkimin e Saraçit. Hetimi disiplinor ndaj Saraçit nisi me kërkesë të ONM-së, për thyerje të disiplinës. Pas katër seancave KPA ka vendosur shkarkimin e komisionerit publik. Vendim i cili u cilësua arbitrar nga Saraçi i cili paralajmëroi se do ta apelojë këtë vendim të komisionit të Vettingut. 

Katër shkeljet e konstatuara:

Ndërhyrja dhe ndikim i papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës së një anëtari tjetër.

Mospërmbushje të pajustifikuar e të qëllimshme, të përsëritur përkatësisht të funksioneve të tij.

shkelje e rregullave të sjelljes në marrëdhënie me anëtarët e instituticoneve të rivlerësimit.

Vonesa dhe zvarritje të përsëritura dhe të pajustifikuara të veprimeve procedurale gjatë ushtrimit të detyrës.

vendimi
vendimi
(Vendimi i KPA për Heral Saraçin i zbardhur)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com