Vezë me domate në tigan

Përbërësit:

  • 2 domate
  • 1 thelpi hudhër
  • 4 vezë
  • Thërrime djathi
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në tigan shtojmë hudhrën në vaj ulliri dhe sapo të lëshojë aromën shtojmë domatet e grira, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Vendosim vezët edhe e mbulojmë me kapak derisa të ziejnë sipas shijes personale. Në fund i shtojmë djathë të thërmuar dhe majdanoz.