SAVONA - Një operacion i gjerë antidrogë i koordinuar nga policia italiane e Savonës në bashkëpunim me atë të Modenës, çoi në arrestimin e 8 personave me kombësi shqiptare dhe italiane.

Gjithashtu në operacion ndihmoi edhe njësia e qenve të policisë së Shtetit të Gjenovës.

Operacioni u quajt “Vezët e Arta 2022” sepse masat kufizuese u miratuan në përfundim të një hetimi kompleks, i cili kishte filluar verën e kaluar, sipasa agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Gjashtë nga personat e arrestuar u lanë në burg, ndërsa për dy të tjerë u vendos masa e sigurisë “arreste shtëpie”.

Verën e kaluar, në kuadër të të njëjtit operacion u arrestuan 5 person pasi iu gjet dhe sekuestrua në total 6 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur gjetjen e 250 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në qendër të qytetit Savona.