Vetëm 5 kilometra ndajnë qytetin e Ballshit nga fshati Gjerbës, por kjo distancë është kthyer makth për banorët. Rruga e shkatërruar dhe nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh.
“Këtu nuk ka ardhur kurrë shteti. Makina prishet, ambulanca nuk vjen dot.”
Të rinjtë kanë ikur, familjet janë shpërngulur dhe fshati po shuhet.
Bashkia Mallakastër pohon se ka kerkuar investime nga Fondit Shqiptar të Zhvillimit por deri me tani projekti ka mbetur ne leter.
E njejta panorama në fshatin Tapi, i cili gjendet vetëm 5 kilometra nga qendra e Kuçovës. Prej më shumë se 25 vitesh, ne rruge nuk është hedhur as çakull. Fëmijët e kopshteve dhe shkollave detyrohen të kalojnë çdo ditë me baltes.
“Dalim me çizme, këpucët i mbajmë në çantë. Kjo është turp.”
Bashkia e Kuçovës ka premtuar ndërhyrje në çdo fushatë elektorale, por kontaktuar nga Report TV, zyrtaret vendore thane se s’kane fonde per asfaltimin e rruges.
Segmenti rrugor Lushnjë–Ballagat–Peqin–Belsh është një tjetër shembull i investimeve pa mirëmbajtje. E rikonstruktuar 15 vite më parë, sot rruga është ka degraduar dhe në disa segmente eshte e rrezikshme per levizjen e mjeteve.
“Kur kalon natën është katastrofë. Nuk ka sinjalistikë, ka rrëshqitur rruga dhe rrezikojme të biem në këtë gropë”.
Ne kete aks kalojnë çdo dite qindra automjete, sidomos gjatë sezonit turistik. Bashkia e Lushnjës eshte ende ne faze projekti dhe nuk dihet kur do te kryhet rikonstruksioni.
Nga Mallakastra në Kuçovë e Lushnje, tabloja është e njëjtë: rruge të shkatërruara që po lënë në izolim ata pak banore që kanë mbetur neper fshatra.
Përgatitën gazetarët: Marsela Topi, Mimoza Sinanaj, Yrjet Saliaj
Komente











