Vija bregdetare e Durrësit, 42 kilometra e gjatë, ofron këtë sezon 128 hapësira për plazhe publike pa pagesë, Nga Gjiri i Lalzit tek Shkembi i Kavajes.  

Në Plazhin e Madh, ku gjendemi sot me kameran e Report TV janë 52 hapësira për publikun, në Shkëmbin e Kavajës 34 te tilla, por pushuesit ankohen për mungesë pastrimi, tualete dhe dushe.

Task Forca e Durrësit dhe policia po ndërhyjnë çdo ditë për të liruar zonat e uzurpuara nga privati.

Për here të pare këtë verë, qytetarët mund të pushojne falas, me çadrat e tyre dhe në Jug të vendit.  Saranda dhe Ksamili këtë sezon ofrojne 41 hapësira të lira.

Report TV sjell pamjet me dron, nga zona përballë tre ishujve, ku janë lënë 900 metra katrorë plazh public. Ndërsa në Sarandë janë Plazhi i Centralit dhe Plazhi i Ri.

Në Velipojë janë ndarë 34 parcela për plazhe publike që menaxhohen nga bashkia dhe  55 stacione plazhi private.

Bashkia e Shkodrës thotë se kete sezon pushuesit mund të zgjedhin mes plazheve publike falas dhe atyre me menaxhim, ku do të aplikohet së shpejti pagesa. Sakaq pushuesit kerkojne me shume pasterti.

Nga Jugu ne Veri, kete sezon shihet se eshte dyfishuar hapesira e plazheve publike, por institucionet ende nuk i kane pajisur ato me gjithe infrastrukturen e nevojshme.

*Informuan gazetarët: Artur Korriku, Limos Didani, Ergys Kavaja

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Plazhet publike, Bashkia e Durrësit nis pastrimin pas vëzhgimit të Report Tv

Menjëherë pas vëzhgimit të transmetuar në Report Tv lidhur me situtën në plazhet publike ka reaguar bashkia e Durrësit.

Mjetet e punës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë pastruar dhe pluguar plazhin publik të Vollgës siç akoma e quajnë durrsakët.

Pushuesit në intervistat tona patën bërë vërejtje lidhur me gjendjen e këtij segmenti i cili duhej pastruar nga leshterikët sidhe duhej pluguar. Sot pasdite situata aty ka ndryshuar 100 %.

‘Vijojmë nga puna për sistemimin e plazheve publike. Ndërhymë në shëtitoren “Taulantia” në lagjen 1, për të dhënë shërbim për të gjithë banorët e zonës si dhe pushuesit e shumtë', thuhet në një postim të kryebashkiakes Emirjana Sako.