MALIQ- Magazinat e produkteve bujqësore edhe ketë vit ofrojnë të njejtën pamje si vitin e shkuar. Tonelata me patate kanë mbetur stok dhe kanë nisur të kalben.

Në fshatin Orman takojmë fermerin e ri Ledion Kreka i cili punon me prindërit në kultivimin e patateve. Tregon se dëmi këtë vit mund të llogaritet ne 6 milion lekë, ndërsa asnjehere nuk kane marre kompesim për dëmin.

Produktet e importit të cilat dominojnë tregun vendas jane shkak i stokut, thote ai, edhe pse patatja e kultivuar në Orman te Maliqit ka cilësi disa hërë më të mire krahasuar me ate të qe vjen nga jashte.

“Gjithë prodhimi është këtu në magazinë sepse nuk vijnë tregtarët ta marrin. Ne shquhemi për prodhimin e patates e qepës, por na thonë se tani ka hyrë patate nga Gjermania me shumicë që ka dominuar gjithë tregun, ndërsa patatet tona po kalben këtu. Shteti po të dojë të na ndihmojnë të paktën të na heqë taksën e qarkullimit se zetorët që përdoren në bujqësi nuk dalin në asfalt pse duhet ta paguajmë ne atë taksë?!”, tha fermeri.

Edhe Durim Kreka kete vit ka kultivuar patate. Cmimi ka rene ne 20-25 lekë për kg por serish nuk ka tregtarë të interesuar per produktin e tij. Dëmi është i madh edhe për të, por nuk heq dore nga bujqesia pasi eshte e vetmja menyre jetese.

“Le të vijnë të bëjnë analizat e ccfarë të duan se patatet tona janë bio”, thotë ai i indinjuar.

Izareti është nje tjetër fermer i Ormanit, i cili ketë vit kultivoi patate dhe qepë, por ende nuk ka arritur të shesë asnje kilogram. Produkti nese nuk del në treg deri ne shkurt do te kalbet ne magazine.

“Unë jam i falimentuar këtë vit, patatet, misri, qepët, fasulet të gjitha pa shitur më kanë mbetur. Ne me këto jetojmë dhe s’e dimë si do shkojë kjo punë”, tha ai.

Bardhi Zhuleku është fermër nga fshati Tren i Devollit, ai ankohet se jo vetem malli ka mbetur stok por as ka marre kompensim kur eshte demtuar nga moti i keq.

“Fjalë e bukur kjo “dëmshpërblim” por ne s’kemi marrë kurrë. Kemi pasur dëme si nga breshëri ashtu dhe nga përmbytjet por asnjë vit s’na kanë dhënë gjë, edhe pse vijnë këtu e bëjnë vlerësime për dëmet”.

Stoku i patates këtë vit është i lartë në magazinat e fermërëve të Maliqit, te cilet prodhojne cdo vit rreth 28 mije ton, ndërsa shpresa e vetme per ta eshte kompesimi nga shteti.