Vëzhgim/ Ulet 2 lek/litër çmimi i karburanteve, kurse në botë 35% më pak

/ ATSH-Nini Mano/- Çmimi i benzinës dhe naftës javën e fundit ka nisur të ulet me 2-3 lek/litëer tek të gjitha kompanitë e mëdha të fushës.
Në pikat e tregtimit të firmës "Kastrati" që ka numrin më të madh të pikave të shitjes në vend, benzina tregtohet me 178 lek/litër nga 180 lekë që shiste para 10 ditësh, ndërsa nafta me 175 lek/litër nga 177 javën e kaluar.

Kompania tjetër e madhe "Elda" shet benzinën me 179 lek/litër dhe naftën me 176 lek/litër. Ndërsa kompania "IT Oil" shet naftën me 2 lek/litër më pak se kompanitë e tjera konkurruese.

Ulja e cmimit të karburanteve brenda vitit në tregun e brendshëm është gjithsesi shumë më e ulët në raport me bursat ndërkombëtare, ku që nga muaji janar cmimi i naftës është ulur me 36% duke zbritur nga 105 usd/fuçi, në rreth 66 usd.

Në Shqipëri kjo ulje llogaritet vetëm me 7 %, ose 12 lek/litër. Tendencat flasin për një rritje cmimi në fillim të vitit që po vjen pasi është parashikuar rritje e taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lek/litër (12 lekë me TVSH).

Me sa duket, mungesa e një Enti Rregullator për cmimet e karburanteve sikurse i kanë vendet rreth nesh, ka bërë që grosistët të vendosin gati cmime karteli duke fiksuar cmimet në tregun e pakicës.

Grosistët e justifikojnë mosreagimin në të njëjtën masë me tregun ndërkombëtar me ngarkesën fiskale (që në vitin 2015 pritet të rritet me 12 lekë), që arrin deri 75 lek/litër. Mosreflektimi i rënies së çmimit në tregun vendas në rastet e uljes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka kosto të mëdha për biznesin dhe konsumatorin në Shqipëri dhe dilemat lidhen me funksionimin apo jo të konkurrencës në këtë treg. Së shpejti Autoriteti i Konkurrencës pasi ka zhvilluar një hetim të përgjithshëm dhe të thelluar për këtë treg, pritet të japë konkluzionet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë