“Që nga muaj mars e deri më tani jemi fokusuar tek pjesa e papunësisë, të marrim masa për të eliminuar këtë efekt negativ. Por prej më shumë se dy muajsh bizneset kanë hasur shumë vështirësi në aktivitetin e tyre, dhe tashmë edhe pse duhet të jenë të hapur dhe në shërbim të qytetarëve, kanë vendosur të mbyllin përfundimisht edhe aktivitetin e tyre. Kjo është gjendja edhe në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në Tiranë, një nga zonat me aktivitet ekonomik shumë të lartë, ku shumë biznese kanë mbyllura qepenat dhe ato ambiente që përdoreshin më parë, tashmë ose janë në shitje ose jepen me qira”.

Mbyllja e bizneseve në qendër të vendit, është një sinjal, pesimizmi për ekonominë e vendit, e cila pritet të ketë një rimëkëmbje shumë të vështirë sipas parashikimeve të deritanishme.

Ulja e qepenave nga këto biznese që janë kryesisht të veshjeve lidhen me një sërë faktorësh. Fakti kryesore është ulja e fuqisë blerës për shkak të pandemisë COVID-19, që vjen si rrjedhojë e uljes së të ardhurave në xhepat e qytetarëve. Një tjetër faktor që ndikon në mbylljen e bizneseve është dhe mbetja e mallit stok në dyqane dhe magazina, gjatë kohës që aktivitetet ishin të mbyllura.

Jashtë vëmendjes nuk mund të lihet edhe fakti që qiratë në këtë zonë janë shumë të larta dhe jo të gjithë qiradhënësit kanë shtyrë pagesën e tyre, në një kohë që biznesi ishin mbyllur. Të gjitha këtë faktor kanë çuar në krijimin e vështirësive financiare për ata.

Vetëm me një vëzhgim të thjeshtë në këtë zonë, mbi 20 biznese kanë ulur qepenin dhe biznesi është vënë në shitje.

Një efekt i tillë, në një kohë shumë afatshkurtër, do të sjellë më pak të ardhura në buxhet pasi ulet numri i bizneseve dhe njëkohësisht rritet dhe papunësia.