“Asnjë lavazh mes lagjeve, ndryshe do të paguajnë gjobën e krimit mjedisor!” Ky është paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë pronarët e bizneseve të tilla.

Sipas Inspektoratit të Mjedisit dhe Territorit, këto biznese tashmë kanë marrë njoftimin zyrtar, që i lejon ata të ndërmarrin vullnetarisht hapat e nevojshëm.

Megjithatë, një vëzhgim i Report TV ka treguar se shumica e bizneseve ende po vazhdojnë punën si më parë, pa ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Për qytetarët, vendimmarrja e qeverisë është e duhura.

"Shumë mirë e kanë bërë, t’i largojnë sa më shumë jashtë qytetit",

“Mirë e bën, Edhe pse ata vetë e kanë lënë situatën të tillë", thonë qytetarët. 

Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat e banuara, aksioni është shtrirë po ashtu në plazhe dhe akset nacionale ku po prishen strukturat pa leje anës rrugëve.