Vijat e bardha dhe tabelat lajmëruese për zonë kalim këmbësorësh, nuk i detyrojnë automjetet te zona e njohur si mbikalimi te Pallati me Shigjeta, t'i japin përparësi qytetarëve që kalojnë rrugën.

Nga një vëzhgim i bërë nga 'Report Tv' shihet këmbësorët të cilët kalojnë mes makinave, shumë herë edhe me vrap, pasi asnjë automjet nuk ndalon për t'i dhënë atyre mundësi të kalojnë, duke u bërë shkak për aksidente.  

Policia Rrugore ka ndëshkuar shoferët me gjoba nga 2 mijë deri në 7 mijë lekë.