TIRANË – Komisioni i Vëzhguesve Vendorë, që ka angazhuar 1500 vëzhgues në gjithë Shqipërinë, 700 për të ndjekur vetëm procesin e votimit, ka deklaruar sot, 24 orë para nisjes së votimit, se do "të jemi në këmbë, duke monituar dhe raportuar çdo minutë të procesit të votimit". Përfaqësuesit e KVV-së edhe konferencën për shtyp sot e kanë dhënë në këmbë.
“Nesër, ne do të informojmë publikun për çdo gjë që do ndodhë," - u tha në hapje, - "për incidentet e radhës, zhvillimet, mangësitë, problemet etj. Ne garantojmë publikun se 700 vëzhguesit tanë do jenë në krye të procesit duke monotuar me sy të kujdesshëm gjithçka. Ne do ta transmetojmë energjinë tonë pozitive edhe gjatë procesit."
KVV-ja është e përbërë nga më shumë se 33 organizata që bashkëpunojnë për të njejtin qëllim dhe një grup donatorësh, që e financojnë. Përfaqësuesit e të gjitha palëve kanë sot në konferencë për të treguar angazhimin e plotë në monitorimin e zgjedhjeve. Nje prej donatorëve u shpreh:
“Jemi të motivuar për të kryer detyrën e tyre. Ne kemi në lëvizje shumë të madh njerëzisht dhe do të koordinojmë një raportim shumë të sofistikuar, ditën e zgjedhjeve. Anëtarët e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore kanë vite në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Këtë vit për herë të parë, Koalicioni do të përdorë një metodologji disi të ndryshme, që është e njohur në gjithë botën. KVV-ja do të angazhojë një numër vëzhguesish fiks. Metodologjia e re që kemi përqafuar do t’u japë një zë më të fortë, vëzhguesve vendorë dhe do të sigurojë të dhëna të besueshme për të mbështetur deklaratat e tyre.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"KQZ s'ka votat të ndryshojë udhëzimet"