TIRANE - Një 53-vjeçar është gjetur tre ditë më parë i pajetë në dhomën e një hoteli në kryeqytet, e shkak paraprak dyshohet të jetë përdorimi i Viagrës. Ngjarja është shënuar në një hotel në zonën e Laprakës në Tiranë, ku pronari i një kompanie të tregtimit të mallrave të ndryshme, 53-vjeçari me inicialet R.E të enjten kishte shkuar në këtë hotel i shoqëruar me një grua.
Sipas dëshmive që personeli i hotelit ka dhënë në polici, një ditë para se të ndërronte jetë, tregtari ka hyrë në një nga dhomat e hotelit nën shoqërinë e një gruaje, e cila më tej ka zbritur e vetme rreth një orë më pas. Stafi i hotelit ka gjetur të pajetë trupin e 53-vjeçarit mëngjesin e të premtes.
Burime nga komisariati numër 3 i policisë thanë për Shqiptarja.com se sipas ekspertizës paraprake mjeko-ligjore tregtari ka humbur jetën nga përdorimi i Viagrës. Megjithatë do të jetë raporti përfundimtar i cili do të përcaktojë shkakun real të vdekjes. Burimet thanë se 53-vjeçari prej vitesh vuante nga diabeti, ndërsa për të zbardhur ngjarjen policia ka marrë në pyetje edhe gruan që shoqëronte 53-vjeçarin.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com