Victoria Beckham nga nxitimi harron të birin

Victoria Beckham nga nxitimi harron të birin
Edhe pse në pamje të parë Victoria Beckham mund të duket gray e qetë së cilës nuk i duhet nxitojë për asgjë, në fakt është krejt e kundërta. Ajo është nënë e katër fëmijëve, ka një karrierë prej stiliste si dhe duhet të merret me shumë aktivitete të tjera gjatë ditës. Për këtë arsye Viktoria është gjithmonë në presionin e kohës. Gjatë një interviste për Vanity Fair ajo ka rrëfyer se njëherë kishte harruar në shtëpi Brooklyn, djalin e saj 13-vjeçar. "Hipa në makinë, vendosa karriken e makinës për vajzën Harper, ndeza iPod-in dhe u nisa për në shkollë...Rrugës kuptova se kisha harruar djalin në shtëpi.Unë isha nisur për në shkollë, pikërisht për të çuar Brooklyn-in atje, por në fakt e harrova në shtëpi. U ndjeva një idiote”,- është shprehur Beckham.Mesa duket edhe për personazhet e famshëm koha është një element me të cilin duhet gjithnjë të luftojnë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari