Stilistja dhe këngëtarja Victoria Beckham ka rrëfyer se ajo është një nënë mjaft e rreptë me fëmijët e saj.
Ndonëse Vic pohon se ata janë të zgjuar dhe të dëgjuar, sërish në çastin kur gabojnë ajo i ndëshkon.
Beckham nuk ka ushtruar kurrë ndëshkim fizik tek ata, por në shtëpi ka një “karrige ndëshkimi”, në të cilën ulen kur nuk janë sjellë siç duhet.
“Jam strikte kur vjen fjala tek rregullat, sikundër është rasti për bërjen e detyrave apo të shkuarit në shtrat.
Them me bindje se fëmijëve u nevojitet shumë rutina. Ata janë të zgjuar dhe vërtetë dinë të sillen mirë”,-ka thënë Victoria.
Gjithashtu ajo u shpreh për marrëdhënien e saj me bashkëshortin David, duke thënë se janë të dashuruar si ditën e parë dhe se ai është miku i saj më i mirë.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com