Victoria Beckham: Nuk jam ashtu siç dukem

Victoria Beckham: Nuk jam ashtu siç dukem
Victoria Beckham, është një femrat më të fotografuara të show bizit. Në intervistën e fundit për një revistë gjermane, Posh Spice ka thëne se, “Nuk është e njëjta me atë që duket në fotografi”. “Ok unë e kam krijuar këtë personalitet, por nuk jam e tillë. Nuk mendojë se duhet të bërtas për të treguar që jam e lumtur”, ka thënë Vic Beckham. Victoria Beckham është shprehur në një intervistë për revistën ‘Interview’ se nuk ka pasur talent në muzikë edhe pse u bë e famshme në vitet ’90 si një pjesëtare e grupit muzikor Spice Girls.“Nuk mendoj se kam qenë e talentuar për muzikë. Ne të pesta kemi punuar shumë në atë kohë, por nuk mund të them që unë kam qenë e talentuar në këtë fushë”, theksoi bashkëshortja e futbollistit anglez David Beckham
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot