Ajo është një nga femrat e ekranit më të kuruara, të cilën vështirë mund ta gjesh të shkujdesur në pamjen e saj.

Bëhet fjalë për stilisten e njohur Victoria Beckham, e cila ka dhënë një intervistë mjaft interesante për revistën prestigjioze “Vogue”.

Ajo ka thënë se jo gjithmonë është kaq e kuruar në detaje.

familja beckham

Stilistja bukuroshe ka thënë se në vend të ndonjë restoranti me pesë yje ajo do të zgjidhte të relaksohej në shtëpi si çdo prind tjetër i lodhur në mbrëmje.

Më tej Victoria ka theksuar faktin se familja e saj e shumëpërolfur është aq normale sa çdo familje tjetër.

Victoria e adhuron familjen e saj të mrekullueshme.

familja beckham

E si të mos jetë kështu kur ka përkrah një partner si David Beckham.

“Ne jemi shumë krenarë për David. 15 vitet e kaluara e kemi mbështetur atë në çdo projekt sportiv dhe kemi parë që ai ka qenë një objekt frymëzimi jo vetëm për ne, familjen e tij por për miliona njerëz në botë. Tanimë duam të shpenzojmë më shumë kohë më njëri-tjetrin”, ka shprehur stilistja e njohur.

familja beckham

(b.t/shqiptarja.com)