Victoria Nuland nesër vizitë në
Kosovë takon Thaçin e Mustafën

Victoria Nuland nesër vizitë në<br />Kosovë takon Thaçin e Mustafën
Ndihmës-sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland, viziton nesër Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë. Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vazhdon me pritjen nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
 
Takimi me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj është i përbashkët. Më pas, në axhendë është edhe takimi me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb në Kosovë.
 
Victoria Nuland në vizitën në Prishtinë në korrikun e para një viti vlerësonte progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Dr.Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas takimit me ministrin Haki Demolli një deklaratë e përbashkët për shtyp.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin