Të dielën zhvillohet kryendeshja e javës në kampionatin italian mes Napolit dhe Juventusit. Sfida mbart brenda shumë urrejtje nga Juve, pasi Napoli i rrëmbeu Super Kupën e Italisë pak ditë më parë. Në prag të sfidës një nga lojtarët më të mirë të Juves, Vidal thumbon kundërshtarin duke kërkuar hakmarrje.

“Na djeg ende Super Kupa që humbëm. Do të jetë një ndeshje e nxehtë dhe e vështirë. Duhet të jemi perfektë për të marrë maksimumin në Napoli” tha ai. Më pas Vidal është ndalur te kundërshtari në Champions League përballë Dortmundit.

“Kundër Borusias do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi në Champions janë shumë mirë, ndryshe nga në kampionat. Duhet ta tregojmë forcën tonë në fushë, kam besim se ky do të jetë viti i Juventusit” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com