VIDEO/ 'Rikthehet' Dr. Flori, vajza
e tij këndon vargjet e të atit në skenë

VIDEO/ 'Rikthehet' Dr. Flori, vajza<br />e tij këndon vargjet e të atit në skenë
Nata finale e spektaklit “Në 1 javë” në Top Channel është shoqëruar me një surprizë shumë emocionuese që ka përlotur yjet pjesëmarrës në garë dhe publikun. Kënga “Mesazh” e kënduar nga grupi shumë popullor West Side Family, ngjiti në skenë veç Landit dhe Mirit, edhe të ndjerin Dr. Florin, që edhe pse jo i pranishëm fizikisht, u prezantua denjësisht nga vajza e tij Kaltrina.

Ajo ka hyrë në skenë pikërisht në momentin që duhet të këndoheshin vargjet e famshme të të atit, duke mallëngjyer të gjithë, mes tyre edhe nënën e saj Blerinën që e ndiqte nga salla. Shumë duartrokitje, ovacione dhe lot e shoqëruan performancën e Kaltrinës, e cila pyetjes së moderatores Arbana Osmani: “Çfarë do të doje t’i thoje babait pasi këndove këngën e tij?”, iu përgjigj me sy të përlotur “Që e dua shumë”, duke shkaktuar shpërthime emocionale tek të gjithë ata që e ndiqnin.

Kaltrina zbuloi edhe një detaj tjetër, asaj i pëlqen të bëhet këngëtare, madje këndon gjithnjë edhe kur është në shtëpi. 
 

Kaltrina vajza e DR Florit, fillon te kendoje dhe ploteson grupin West Side Family.Emocione te forta.

Posted by  on Sunday, January 24, 2016

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA