VIDEO 3D/Si u rrëzua avioni
me futbollistët e Chapecoenses

VIDEO 3D/Si u rrëzua avioni<br />me futbollistët e Chapecoenses
Rrëzimi i aeroplanit të ekipit brazilian, Chapecoenses, finalistë të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik për klube në Amerikën Latine, ka tronditur mbarë botën. Të paktën 77 persona nga 81, përfshirë edhe futbollistët dhe stafin drejtues të ekipit, të cilët ndodheshin në bordin e avionit bolivian "LAMIA Airlines", humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Por si ndodhi rrëzimi i avionit të një prej kompanive ajrore më të fuqishme? Sot, ekspertët kolumbianë kanë analizuar shkaqet që çuan në këtë aksident famëkeq.

Duke punuar për zbardhjen e shkaktarit të aksidentit, është rindërtuar në “3D” udhëtimi i avionit nga Bolivia drejt Kolumbisë, deri në momentin e përplasjes.

Siç duket edhe në këtë video 3D, avioni ka humbur lartësi gradualisht, si pasojë e mungesës së karburantit dhe për pasojë u rrëzua pranë Medelin, në Kolumbi. 



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)