Milicitë siriane kurde kanë shpërndarë një video propaganduese të një vajze 5-vjeçare me një mitraloz, e cila thërret “vrit, vrit” teksa pranon se ka vrarë rreth 400 xhihadistë. 

Videoja e publikuar në rrjetet sociale e më pas nga “Daily Mail” titullohet “një vajzë e YPG-së ndërsa qëllon”; ku ypg janë inicialet e luftëtarëve kurdë sirianë që luftojnë kundër ISIS në veri të Sirisë. 

Në video duket vajza e vogël që qëndron pas një mitralozi shumë më të madh se ajo, e ndërsa një zë burri e pyet ajo përgjigjet se po gjuan kundër “ISIS” duke përdorur termin “daesh”, siç ata quhen me përçmim nga vendet arabe.