VIDEO/ 9 militantët e masakrës së
Parisit...dhe 1 kërcënim për Cameron

VIDEO/ 9 militantët e masakrës së<br />Parisit...dhe 1 kërcënim për Cameron
Shteti Islamik ka publikuar një video përmes të cilës prezanton nëntë militantët që kanë kryer sulme në Paris në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë të vdekur 130 persona.
 
Përmes videos së publikuar në internet, nëntë militantët kërcënojnë vendet e koalicionit që luftojnë kundër Shtetit Islamik, duke përfshirë Britaninë.
 
Militantët e paraqitur në video janë katër belgë, tre shtetas francezë dhe dy irakianë të cilët janë përgjegjës për sulmet në Paris.
 
Në videon që është xhiruar në një shkretëtirë të Irakut apo Sirisë para sulmeve në Paris, militantët flasin në gjuhën frëngjishte dhe atë arabe.
 
Në video janë të përfshira imazhe të sulmeve të koordinuara në Paris si dhe pamje nga operacionet e forcave të policisë dhe atyre speciale franceze gjatë sulmeve.
 
Videoja paraqet nëntë militantët që kryejnë sulme mizore dike përfshirë edhe prerjet e kokave dhe të shtënat në drejtim të personave, që në video paraqiten si pengje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA