Një fanse e Adele shfrytëzoi ditën e parë të turit botëror të këngëtares për të bërë pyetjen e madhe. 29 shkurti ishte Dita e Brishtë, datë e veçantë kur thuhet se femrat mund t’i propozojnë meshkujve.

Adele ngjiti në skenën e arenës Belfast një fanse, e cila i kishte porpozuar për martesë të dashurit të saj mëngjesin e asaj dite dhe si përgjigje kishte marrë: “Mbase pas ca kohësh”. Por yllit britanik të muzikës nuk i pëlqeu kjo si përgjigje. “Duhet të thuash po!”, tha Adele ndërsa inkurajoi publikun të thërrisnin njëzëri “Jepi Neil”.

Pas pak Neil dha përgjigjen positive të shumëpritur, që u pasua nga një përqafim i ngrohtë mes Adele dhe fanses së saj. Shihni të gjithë momentin special në videon më poshtë: