Parakalimet e gabuara janë një prej shkaktarëve të aksidenteve rrugore që shpesh kanë sjellë dhe fatalitete. Por pavarësisht rrezikut shoferët duket se nuk zënë mend.

Sot në Elbasan është filmuar një makinë teksa kryete parakalim të gabuar afër kryqëzimit dhe me fushëpamje të kufizuar. Policia ka identifikuar drejtuesin e makinës dhe e ka gjobitur.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit dhe në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në unazën e qytetit Elbasan, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. S., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 16, të Kodit Rrugor”, njofton policia.