VIDEO/Ahmetaj: Shpërblimi për
pensionistët më i madhi në 25 vjet

VIDEO/Ahmetaj: Shpërblimi për<br />pensionistët më i madhi në 25 vjet
Ministri i Financave shprehet se shpërblimi që shkon për pensionistët këtë fundvit është më i madhi në 25-vjet me plot 38 milionë dollarë.

Çdonjëri nga 643 mijë pensionistët do përfitojë nga "Paketa e Solidaritetit 2016", 6 mijë lekë shpërblim krahas pensionit mujor.  

Kujdesin e qeverisë për shtresat në nevojë Ahmetaj e ilustron edhe përmes një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shkruan: "Fondi më i madh në 25-vjet për shërblimet në vigjilje të festave, 38 milionë dollarë. Shpërblim dhe mirënjohje për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, familjet e përmbytura, fermerët e dëmtuar, të cilët më shumë se kushdo, kanë ndjerë peshën e sakrificës së rimëkëmbjes ekonomike dhe reformave të vështira, por pikërisht për këtë arsye, ata më shumë se kushdo janë bërë mbështetje për këtë proces transformues të ekonomisë".

Rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat, thekson Ahmetaj, kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. "Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para me rritjen e pagave dhe pensioneve!", shkruan më tej Ministri i Financave. 

Ahmetaj sulmon dhe qeverinë e PD duke theksuar se në 8 vitet e pushtetit dhanë vetëm një herë shpërblim me 2 mijë lekë të reja për pensionist. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS