VIDEO/ Aksident masiv në Turin e Francës, përplasen 25 çiklistë! Dy dërgohen në spital

VIDEO/ Aksident masiv në Turin e Francës, përplasen 25 çiklistë! Dy dërgohen në spital

Incidenti masiv në Turin e Francës

FRANCË - Louis Meintjes dhe Antonio Pedrero kanë braktisur "Tour de France" në çiklizëm pas një përplasjeje masive në kilometrat e parë të fazës 14, që ndaluan garën për të lejuar që shumë çiklistë të marrnin kujdes mjekësor (25). Përplasja masive ndodhi 6 km nga nisja, kur pelotoni u shtri në mes të një grumbulli sulmesh dhe kundërsulmesh të hershme.

Rreth 50 çiklistë u ndalën nga incidenti, i cili u duk se u shkaktua nga një sportist që rrëshqiti në një cep të lagësht të rrugës. Komisarët morën shpejt vendimin për të bllokuar garën dhe pelotoni ndaloi për 29 minuta përpara se gara të rifillonte.

Pedrero mori trajtim mjeksëor në anë të rrugës përpara se të transportohej në një ambulancë. Spanjolli ishte çiklisti i dytë i Movistar që braktis turneun pasi udhëheqësi i tij Enric Mas u rrëzua në ditën e parë në Bilbao.

Meintjes doli nga gara me atë që në radio e përshkroi si një dëmtim në krah. Çiklisti i Intermarché-Circus-Wanty kishte qenë i 13-ti në renditje pas dy javësh garash.

Maxim Van Gils (Lotto-Dstny) dhe Mathieu Burgaudeau (TotalEnergies) ishin ndër shumë sportistë të tjerë që morën trajtim për lëndimet e pësuara në përplasje, por ata ishin në gjendje të ktheheshin në grup për rifillimin e garës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?