Video/ Aksioni i sekuestrimit
të 23 kg kanabis në Kapshticë

Video/ Aksioni i sekuestrimit<br />të 23 kg kanabis në Kapshticë
Policia ka sekuestruar në Kapshticë 23 kg kanabis ndërsa janë arrestuar një burrë dhe një grua.

Besim Zenuni 55 vjeç dhe Ermira Elezi 25 vjeçe janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Peugeot” me targë AA433OE, në pronësi të shtetasit Besim Zenuni.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti me të cilin ata udhëtonin është përzgjedhur në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kryerjes të këtyre procedurave, në kabinën e mjetit, sediljet e pasme dhe të përparme, brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë u gjet e fshehur droga.

Kanabisi u gjet në 34 pako të mbështjella me letër natriban dhe nga marrja e deklaratave të tyre, mësohet se dy shtetasit e lartpërmendur, kishin si destinacion shtetin turk.

[gallery]19972[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar