MONTMELO - Piloti i Formula 1 Fernando Alonso ka pësuar një aksident të rëndë në cirkuitin e Montmelosë në Spanjë, ku po zhvillohen testet për kampionatin e ri të Formulës 1.

Sipas mediave ndërkombëtare, piloti spanjoll zbriti në pistë dy orë pas fillimit të sesionit nën drejtimin e makinës së tij "McLaren", ndërsa u përplas me murin mbrojtës në kthesën e katërt, pas 20 xhirosh.

Menjëherë pas aksidentit ai u transportuar me helikopter për në spital, ku siç theksojnë mediat, Alonso e ka rimarrë veten ndërsa është është i ndërgjegjshëm dhe flet.