Ambasada e SHBA poston videon, momenti kur një nga anijet më të shpejta të Marinës amerikane ndalon në Portin e Durrësit

Në ditën e Marinës, Ambasada e SHBA ka publikuar një video të ndalimit në Portin e Durrësit të anijes 'Trenton'.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se kjo anije është një ndër më të shpejtat e Marinës së SHBA dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014.

"Sot, në Ditën e Marinës, përshëndesim të gjithë personelin ushtarak që kanë shërbyer, në të kaluarën dhe në të tashmen, në Marinën e Shteteve të Bashkuara, marinën më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Ne duam ta festojmë këtë ditë me këto pamje të xhiruara gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar. USNS Trenton është një nga anijet transportuese më të shpejta të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014. Shihni këto pamje dhe Gëzuar Ditën e Marinës për të gjithë burrat dhe gratë që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe kudo në botë!", shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dule: 27/10/2021 14:47

    ngarkesen e rradhes CRACK !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nxënësit artistë të Durrësit vënë në skenë operën gazmore “Dasma e Figaros”, mirëpritet nga publiku

Nxënësit artistë të Durrësit vënë në skenë operën gazmore “Dasma e Figaros”, mirëpritet nga publiku