Argjentina fitoi 3-1 kundër Costa Ricas në miqësoren e zhvilluar në "Memorial Coliseum" të Los Angeles në SHBA. Pa Messin në ekip për shkak të lëndimit, kampionët në fuqi të botës nuk e diskutuan triumfin.
Ndeshja nisi me raste për dy skuadrat, me miqtë që befasuan duke gjetur epërsinë me Ugalde në minutën e 34. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërkohë që në fraksionin e dytë duhej supergoli i Di Marias nga goditja e dënimit për të vendosur ekuilibrat.
Më pas "Albicelestet" shënuan edhe me Mac Allister dhe Lautaro Martinez për rezultatin 3-1.

Komento
Komente

