SHBA, Fort Lauderdale - Në stadiumin 'Chase' të Floridas, Argjentina fitoi 6-0 në miqësoren kundër Puerto Ricos. Kampionët në fuqi të botës shënuan nga tre gola në secilën pjesë, ndërsa Lionel Messi e dërgoi në 60 numrin e asistimeve me 'Albicelesten'.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 14-të nga Mac Allister, ndërsa nëntë minuta më vonë Messi asistoi për Montiel. Pjesa e parë do mbyllej 3-0 me golin e dytë personal të Mac Allister.

Në fraksionin e dytë ishte Echevarria që shënoi në portën e tij, para se Lautaro Martinez të shënonte dy gola, njëri me asistin e Messit. Kapiteni i Argjentinës vendos rekord duke asistuar 60 herë me kombëtaren, teksa është dy asistime larg për të kapur numrin 400 të tyre në karrierë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
VIDEO/ Kundërshtari tentoi surprizën nga 70 metra largësi, çfarë pritje nga Emiliano Martinez

1760521764_emilianomartinez.jpg

Argjentina fitoi 6-0 miqësoren kundër Puerto Ricos, por kur rezultati ishte 0-0 kampionët në fuqi të botës u surprizuan nga një goditje prej afro 70 metrash.

Futbollisti i Puerto Ricos, Antonetti, tentoi një gol të jashtëzakonshëm nga 70 metra në këtë takim, por pritja e Emiliano Martinez, ishte fantastike, duke ndalur një gol të ‘çmendur’.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?