Video/ Art në rrugët e Tiranës, Lala
"Frymëzimi im? Rruga dhe njerëzit"

Video/ Art në rrugët e Tiranës, Lala<br />
Pjetër Lala, është piktori që zhvillon artin e tij prej 10 vitesh në rrugët e Tiranës. Ai pozicionohet atje ku kalojnë më shumë njerëz për të krijuar portrete apo edhe pejsazhe në letër.

Pjetri ka krijuar një ministudio në një cep të rrugës Murat Toptani ndryshe Pedonalja e Tiranës. Në periudhën e verës Pjetër Lala pozicionohet në qytete bregdetare ku pikturon portrete të njerëzve të cilët kalojnë në rrugë.

Kushtet atmosferike si shiu, vapa e madhe por edhe pluhurat janë vështirësitë më të mëdha që Pjetri përballet në atë cep të rrugës ku është vendosur.

piktori pjeter lala
(Piktori Pjetër Lala duke pikturuar në rrugën Murat Toptani)

Pjetër Lalës i pëlqen më tepër ta zhvilloj artin e tij në rrugë pasi frymëzimi i tij është më i madh kur në vizion ka hapësirë.

“Kam provuar të kem një studio në Prishtinë por mua më pëlqen më tepër të pikturoj e të bëj portrete në rrugë”, u shpreh piktori Lala.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023