Nota të larta emocionuese u përçuan në koncertin për fëmijët jetim në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Ditën Kombëtare në ndihmë të tyre 

“Një mesazh për ty” ky koncert i llojit të veçantë dha mesazhe të forta për vlerat njerëzore. Në fjalën hapëse aktorja Roza Anagnosti interpretoi disa nga fjalët e Nënë Terezës në këtë ditë të veçantë për fëmijët jetim.

”Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për bukë, por nga uria për dashuri…” ishte mesazhi i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë” 

Ndërkohë sopranoja Mula ka mahnitur të pranishmit me interpretimin e saj. 

Në këtë koncert morën pjesë këngëtarët më me zë të cilët perfomuan pjesë të repertorit të tyre në nder të fëmijëve jetim.

Të ftuar special në këtë event humanitar ishin sopranoja Inva Mula (Nder I Kombit), Luan Zhegu (Mjeshter I Madh), Irma Libihova (Mjeshter I Madh), Aurela Gace Myfarete Laze , Kozma Dushi (Mjeshter I Madh), Aleksander Gjoka, Juliana Pasha, Sidrit Bejleri, Adrian Trebicka, Manjola Nallbani, Bashkim Alibali, Kujtim Prodani, Kristi Popa. Me pjesëmarrjen ekskluzive të aktoreve të mirënjohura, Margarita Xhepa (Nder I Kombit), Roza Anagnosti (Mjeshtre e Madhe), kineasti dhe regjisori Dhimiter Anagnosti (Nder I Kombit) etj. 

Të gjithë të ardhurat e koncertit që u mblodhën do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve jetimëve.

Redaksia Online
(m.z/Shqiptarja.com )