VIDEO/Asllan Dogjani tenton 
të godasë ministrin Ilir Beqaj

VIDEO/Asllan Dogjani tenton <br />të godasë ministrin Ilir Beqaj
TIRANE-Seanca e Kuvendit e kësaj të enjte është përfshirë nga incidentet menjëherë pas fillimit të saj. 

Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka tentuar të godasë, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 

Ndërhyrja e menjëhershme e Gardës ka shmangur incidentin. 

Shkak për përplasjen u bënë akuzat e Dogjianit lidhur me rastin e një fëmije të sëmurë, të cilit sipas tij nuk po i vihet në ndihmë për sigurimin e një aparati laringu. 

Përplasja Beqaj-Dogjani është shoqëruar edhe me fjalor të rëndë e fyerje ku u përfshi edhe ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit, iu drejtua ministrit Beqaj duke e quajtur "budall". 

Përplasja në Kuvend:

Dogjani: 
E pashë në korridor kur erdhi, por nuk e pashë në Parlament. Pastaj unë nuk i flas hajdutave.  

Beqaj:  Ndeshet me mua në korridor dhe thotë ministri nuk është në parlament. Ky është ai që tha se pihet drogë në shkollën e Paskuqanit. Dolën analizat e Paskuqanit dhe heshte. Dhe dhe mashtron këtu. 

(Berisha kërkon fjalën)

Berisha: Gramoz me këtë budall që keni s’mbahet ai budall aty. Sa herë që këta anëtarë të organizatës kriminale që quhet qeveri do dalin këtu të mashtrojë të mbrojnë krimin, veprat e tyre të zeza, vjedhjet në çdo rast i lind e drejta e replikës.

(Dogjani flet nga vendi e tone fyese në drejtim të Beqajt)

Beqaj: Deklarata që u bë këtu është shumë e rëndë, kërkoj të distancohet nga deklarata se pacientët kanë frikë të ankohen se mjekët i vrasin, distancohuni politikisht nga kjo gjë.

Ruçi-Berishës: Ulu nej, ulu nej…

Dogjani: Do ta them prapë…

Leskaj: Uluni se do përjashtoheni nga seanca, kush ua ka dhënë fjalën që dilni aty? Uluni aty dhe kërko fjalën, respekto Parlamentin.

Dogjani: Mjekët kanë frikë të reagojnë se i heqin nga puna nëse reagojnë ndaj asaj situate mjerane. 

(Beqaj e Dogjani replikojnë ashpër, deputeti i PD tenton t'i afrohet Beqajt, ndërhyn Garda)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan