VIDEO/Atentati me snajper ndaj
Nelgert Patës në muajin GushtArkiv/Të gjitha lajmet për 34-vjeçarin, Nelgert Pata

VIDEO/Atentati me snajper ndaj<br />Nelgert Patës në muajin GushtArkiv/Të gjitha lajmet për 34-vjeçarin, Nelgert Pata
TIRANE-Nelgert Pata, 34 vjeç u ekzekutua në një atentat në Fier 10 ditë më parë. I plagosur mbeti shoku i tij, Ari Alinani, 39 vjeç. Por ndërsa atentati që i mori jetën është ende në hetim ku ende asnjë person nuk rezulton i akuzuar, zbulohet një atentat tjetër që i është bërë të riut në stinën e verës.

Televizioni Report Tv e Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht pamjet e një prej kamerave të sigurisë pranë vendit ku 34-vjeçari Nelgert Pata, i shpëtoi një atentati pranë zonës së ish parkut në kryeqytet në 21 gusht të këtij viti.

Në momentin që po qëllohet, Pata largohet me vrap siç mund ta shikoni në këtë video, ndërsa ishte në shoqërinë e tre personave të tjerë. Ai ishte pranë automjetit të blinduar tip "Benz" kur është gjuajtur me snajper në vesh dhe pikërisht në këtë moment largohet me vrap, për tu fshehur pranë një pallati te ish parku i autobusëve.
 
Autorët pasi nuk e kanë shenjëstruar dot saktë, kanë qëlluar edhe disa herë të tjera, por nuk kanë mundur ta ekzekutojnë Nelgert Patën.
 
Mendohet se autorët qëlluan për rreth 30 sekonda, por Patën e kapi vetëm një plumb në vesh.

Pas atentatit në verë, 34 vjeçar nga Memaliaj u shpall në kërkim për moskallëzim krimi, ndërsa ai tashmë lëvizte kudo i armatosur dhe me makinë të blinduar.

Vrasja e Elton Çiçës tek lokali “De Niro” është pista kryesore ku po punon Policia e Shtetit për zbardhjen e vrasjes së tij. Kjo pasi, Pata ka pasur përplasje me Çiçën dhe konfliktet e tyre mendohet se kanë nisur vite më parë.

Ekzekutimi i Patës dyshohet se ka lidhje me konfliktet për trafiqet e drogës, por edhe me përplasjet mes bandave të Tepelenës pasi Pata njihej si armik i Elton Çiçës. Ky i fundit u vra nga Jani Aliaj më 1 maj në një lokal në ish-Bllok dhe për realizimin e këtij krimi dyshohet se ka bashkëpunuar edhe Nelgert Pata.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës